05 mars 2015 – Policia e Venezias me anë të operacionit “Escobar” neutralizoi një bandë të rrezikshme, që merrej me trafikimin e drogave të rënda kryesisht kokainë dhe heroinë. Në prangat e policisë ranë 45 vjecari Ilir Canaj, i mbiquajturi Eskobar (sipas përgjimeve telefonike dhe mjedisore të policisë). Iliri ishte dëbuar nga Italia, që në 29 maj 2002, por ishte rikthyer ilegalsiht në Itali. Bashkë me Ilirin u arrestuan edhe dy 24 vjecarë, Franc Kanina dhe Mateo Nako. Një tunizian u arrestua gjithashtu si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, ndërsa një maroken dhe një shqiptar tjetër arritën t’ia mbathnin.

Grupi trafikonte rreth 1 Kg. kokainë në javë , pa foulur për shitjet e heroinës. Shpërndarja e drogës bëhej në zonën e Mestres dhe të Padovës. Për të mos u kuptuar nga policia ata përdornin gjuhë të koduar si psh për kokainën ishte termi “këmisha të bardha”, ndërsa për heroinën përdornin termin “cifutët”

/Gj.Th. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/