5 mars 2015 – Për këngëtaren Rita Ora, prezenca në jurinë e “The Voice”, ka qenë një zgjedhje ideale, duke lënë të kuptohet se do të ketë edhe kontrata të tjera. Pas shumë zërave të cilat vinin në pikëpyetje praninë e saj në edicionet e tjera, këngëtarja ka thënë se ajo ka qenë e lumtur dhe se ka qenë një vendim i drejtë. Në intervistën e saj të fundit për revistën “In Style UK”, 24 vjeçarja ka thënë se pjesëmarrja në “TheVoice” ka qenë vendimi më i rëndësishëm në karrierën e saj dhe ndihet me fat që është një nga anëtaret e jurisë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/