4 mars 2015 –  Karabinierët e qytezës së Bra-së në Rajonin e Piemontit arrestuan Mario Haxhinë, 33 vjeç. Për Marion, gjykata e Astit kishte lëshuar një urdhër-arresti. Ai akuzohet për keqtrajtim të anëtarëve të families, për plagosje të lehtë dhe për dhunë seksuale.

Pas arrestimit për fatin e mëtejshëm të Marios do të vendosë GIP (gjykatësi i hetimeve paraprake).

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/