4 mars 2015 –  Ervinin Daka, vetëm 21 vjeç dhe e dashura e tij  ukrainase u arrestuan në Rexhio Emilia (Reggio Emilia) sepse u kapën me 4 kg hashash. Policia i kapi, ndërsa po ia shisnin hashashin një marokeni me precedentë penalë për drogë. Droga ishte fshehur në bagazhin e makinës e mbuluar me rrotën rezervë.

Daka në momentin e arrestit arriti t’ia mbathë, por meqenëse kishte lënë shumë gjurmë në vendngjarje u dorëzua vetë në polici më vonë. Daka dhe e dashura ukrainase nuk kanë precedentë penalë, kështu që shpresojnë të marrin një masë të lehtë sigurie si fjala vjen arrest shtëpie.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/