3 mars 2015 – Lionel Mesi nuk ishte në formën e tij më të mirë sezonin e kaluar te Barça, pasi hëngri më shumë pica sesa i lejohej. Ky është mendimi i ish drejtorit sportiv të blaugranave, Karles Reksaç.
“Më përpara, ai hante në klube pastaj pushonte, por mendoj se vjet hëngri më shumë pica sesa duhej”, tha drejtuesi. Ai më pas tregon arsyen se përse Tito dhe Pep u zunë. “Tito kishte karakter të fortë. Konflikti doli në pah, pasi ai mori drejtimin e Barçës në vend të Pepit.Atyre u ishte ofruar të merrnin drejtimin e Junajtid pas largimit të Fergit. Në fillim, Pepi u duk se e kuptoi vendimin, por në fund u inatos. Kur Tito shkoi në Nju Jork për t’u mjekuar, ai asnjëherë s’e vizitoi, edhe pse e dinte se jetonte aty”, tregoi Reksaç.





