3 mars 2015 – Një arsye me të vërtetë të veçantë ka gjetur ish-trajneri i Barcelonës Karles Reksah për largimin e Angel Di Marias nga Real Madrid verën e 2014-ës. "Ata e larguan Di Marian se ishte i shëmtuar, të njëjtjën gjë bënë edhe me Del Bosquen. Reali po krijon një markë internacionale dhe Ronaldo, Kroos dhe Rodriguez e bëjnë atë më të bukur", ka thënë Reksah.
Presidenti i "Los Blancos"Florentino Perez e argumentoi shitjen e argjentinasit si nevojë për të kapitalizuar por Reksah mendon krejt ndryshe dhe ndoshta mund edhe të ketë të drejtë.





