3 mars 2015 –  Policët e qytezës së Motta Di Livenca-s (Livenza) afër Trevizos arrestuan dy durrsakë të “specializuar” në vjedhjen e banesave. Arrestimi u krye natën e së hënës më 2 mars 2015. Policia e lajmëruar nga një banor i zonës mbërriti në një banesë në momentin, kur dy hajdutët po kryenin vjedhjen. Në fillim policët prangosën personin, që ruante, Klejton Kishën, 31 vjeç, me leje banimi të rregullt në Itali. Më pas, ndërsa tentuan të arrestonin personin e dytë, ai kërceu nga një lartësi prej 6 metrash mbi tavanin e një makine Y 10.

Pa pësuar dëmtime filloi të vraponte, por u detyrua të braktiste një cantë me sende të vjedhura, tre objekte prej florir, një orë marke të shtrenjtë dhe një kacavidë. Policët arritën të prangosin edhe hajdutin “akrobat”. Ai është Roland Thartori, 28 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Itali pa dokumente të rregullta qëndrimi.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/