3 mars 2015 – Shqipëria është bërë një "vrasëse trajnerësh". Pasi "shkarkoi" Benton e Portugalisë dhe Advocaat të Serbisë, "kurbani" i radhës i kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi mund të jetë trajneri i Armenisë, Bernard Challandes. Drejtuesit e Federatës Armene të Futbollit i kanë vënë ultimatumin teknikut të tyre: nëse humbet me Shqipërinë do të shkarkohet.
E njëjta gjë ndodhi kur Shqipëria mundi Portugalinë 0-1, Federata Portugeze e largoi trajnerin Bento duke e quajtur të papranueshme humbjen. Shqipëri-Armeni luhet më 29 mars në "Elbasan Arena".





