3 mars 2015 –  Ndodh edhe kështu: Liridon Syla, futbollist i Drenicës luajti futboll ditën kur do të martohej. Ai la për disa orë shtëpinë me dasmorë duke shkuar në stadiumin "Bajram Aliu" për të ndihmuar ekipin e tij për ndeshjen me Hajvalinë (1-0).

"Familjarët më mbështetën dhe më lejuan të shkojë ta luaj ndeshjen dhe të kthehem në shtëpi, ku kisha dasmë. Shumica e familjarëve janë marrë me sport dhe më kuptonin se dëshiroja t’i ndihmoja ekipit", ka thënë Syla për Zërin. Ai e pranon se atë ditë kishte gëzim të dyfishtë, pasi përveç që do të martohej, edhe e fitoi ndeshjen kundër Hajvalisë.

"Ishte ditë fantastike, të cilën nuk do ta harroj asnjëherë. Me ekipin tim e shënuam një fitore të madhe, ndërsa kisha dasmë në shtëpi. Ishte gëzim i dyfishtë për mua", ka shtuar futbollisti.