DURRËS, 3 mars 2015 –  Bëhet e ditur se bashkia e Durrësit ka vënë në dispozicion një fond nga buxheti i shtetit prej 4 166 240 lekësh (mbi 30 mijë euro) për rikonstruksionin e rrugës më të njohur në qytetin bregdetar dhe me vlera të jashtëzakonshme historike, sikurse është “Sefer Efendiu” në lagjen nr. 2 (shih edhe http://www.durreslajm.com/speciale/kazazi-familja-durrsake-emrin-e-s%C3%AB-cil%C3%ABs-mban-kodra-e-qytetit). Tenderi do të organizohet më 9 mars 2015 dhe punimet duhet të përfundojnë brenda 60 ditëve nga lidhja e kontratës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/