2 mars 2015 –  Në ditën e parë të festivalit të Filmit Komik në Monte Carlo mësuam që aktorja jonë ishte pjesë e jurisë së tij, por në të fundit, vjen një lajm edhe më i mirë për të gjithë Shqipërinë. Yllka Mujo nderohet me çmimin e karrierës.

Ajo arriti të marrë këtë çmim mes shumë artistëve të njohur të kinematografisë botërore si Giancarlo Giannini, Franco Nero, Robert Hossein, Philippe Leroy, Maria Grazia Cucinotta, Peter Bogdanovich, etj. Në dorëzimin e çmimit ishte e pranishme edhe ministrja jonë e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila shkruan në profilin e saj në Facebook:

“Krah artistëve të mirënjohur në skenat botërore, merr Çmimin për karrierën aktorja jonë e mirënjohur dhe e dashur Yllka Mujo! Arti hap me shpejt skenat dhe dritaret për të folur e paraqitur Shqipërinë në mënyrë dinjitoze!” Ky çmim vlerësues për aktoren Yllka Mujo është edhe një njohje për kinemanë shqiptare në botë.