DURRËS, 2 mars 2015 –  Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës njofton se të shtunën, më 28 shkurt 2015, në pikën e kontrollit kufitar në terminalin e trageteve në port, u kap 46-vjeçari i shpallur në kërkim Hamit Noka, banues në fshatin Rrushkull të bashkisë së Sukthit. Kufitarët thonë se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më 20 janar 2014, e ka dënuar Nokën me 6 muaj burg për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/