DURRËS, 2 mars 2015 –  Drejtoria e Policisë së qarkut njofton se të shtunën, më 28 shkurt 2015, u arrestuan në flagrancë 47-vjeçari Riza Prilla me banim në Durrës dhe 37-vjeçari Uran Kormaku, me banim në Rrashbull. Organet e rendit sqarojnë se rreth orës 17.00, në lagjen nr. 14 (Shkozet), në pikën e grumbullimit të hekurishteve, këtyre dy të prangosurve iu gjetën e iu bllokuan 4 bateri kamioni, të vjedhura në parkingun e 57-vjeçarit L. P. vjeç 57, banues në Durrrës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/