- Ushqimi mund të përmirësojë jo vetëm shëndetin tonë, por ndikon dhe në përmirësimin e humorit, përqendrimit, energjisë, lëkurës, metabolizmit.
1 mars 2015 – Ja dhe lista e frutave dhe perimeve, nga të cilat do të keni më së shumti dobi gjatë pranverës:
Arrat – të mira për humorin
Arrat janë të pasura me triptofane, aminoacide për të cilat organizmi ka nevojë, në mënyrë që ta prodhojë serotoninën, hormonin e lumturisë. Një studim spanjoll ka zbuluar që njerëzit që kanë arra kanë nivele më të larta të hormonit, që përmirëson humorin. Përveç kësaj, treten ngadalë, gjë që kontribuon në humor të qëndrueshëm dhe përballje më të mirë me stresin.
Hudhra e njomë – e mirë për humbje të peshës
Ndikimi pozitiv në humbje të peshës i hudhrës së re vjen nga dyzimi që quhet alicin, i cili hudhrës ia jep erën karakteristike. Alicini parandalon që të konsumoni tepër ushqim, duke e stimuluar ndjenjën e ngopjes në tru. Hudhra e re pranverore ka një shije më të butë.
Bishtajat – të mira për humbje të peshës
Bishtajat janë gjërat më të mirë, që mund t'i hani nëse dëshironi që të humbni peshë, sepse organizmit i duhet që t'i shpërbëjë kokrrat, në mënyrë që të arrijë deri te fibrat, kështu që harxhohet shumë energji në tretjen e tyre, përveç kësaj, proteinat në bishtaja dërgojnë sinjalin e ngopjes në qendrën për uri në trurin tuaj.
Spinaqi – i mirë për energji
Spinaqi është i pasur me hekur, i cili është komponent i rëndësishëm i rruazave të kuqe të gjakut, që i furnizojnë muskujt tanë me oksigjen për energji. Përbërësit e spinaqit rrisin efikasitetin e mitokondrive tona, "fibrave" të energjisë në qelizat tona. Një filxhan me spinaq të zier në ditë mjafton për energjinë ditore.
Dredhëzat – të mira për lëkurë
Janë të pasura me antioksidues, që ndihmojnë që lëkura të përtërihet nga ndikimet dëmshme të jashtme, si ndjenja e ajrit ose rezet ultravjollcë. Përveç kësaj , janë të pasura me vitaminën C, e cila lidhet me reduktim të rrudhave dhe thatësisë. Nga dredhëzat mund të bëni edhe maskë për fytyrë. Vetëm i ndrydhni dhe i aplikoni direkt në fytyrë.
Boronicat – të mira për memorien
Studime të ndryshme kanë zbuluar që konsumimi i rregullt i boronicave mund ta përmirësojë aftësinë e të mbajturit mend. Antioksiduesi me emrin antocian, që gjendet në boronica, forcon sinjalet mes qelizave të trurit dhe e përmirëson rezistencën e tyre, aftësinë për të mësuar dhe memorien tuaj.
Por s'duhet harruar dhe ana tjetër e medaljes; pranvera mbart dhe alegjitë. Akademia Evropiane e Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike ka konstatuar se rreth 8 milionë e gjysmë njerëz në Evropë preken lehtësisht nga alergjitë e stinës.
Pra kjo konsiderohet një periudhë disi negative për të gjithë ata që vuajnë nga sindroma e alergjive të stinës së pranverës, e cila përfshin gati gjysmën e ushqimeve të stinës si fruta, bimë dhe perime të ndryshme të cilat shkaktojnë teshtima, lot në sy, djegie në gjuhë etj. Kush vuan nga alergjitë e stinës nuk mund të konsumojë disa tipe frutash si, peshk, lajthi dhe domate.
Njerëzit në këtë stinë kanë problem kur bien në kontakt me ajrin, nëse ndodhen në ambient të hapur kur kanë pranë vetes, pemë dhe lule të stinës të cilat shkaktojnë alergji.





