1 mars 2015 – Skuadra e Juventusit vazhdon të këmbëngulë për të siguruar shërbimet e Rey Manajt, 18-vjeçarit shqiptar që luan me Cremonesen në Lega Pro. Sipas Tuttosport, brenda marsit do të zhvillohet një takim mes drejtuesve të të dy klubeve, për të mbyllur gjithcka, që sulmuesi i përfaqësueses u-19 të Shqipërisë të kalojë në pronësi të Zonjës së Vjetër.

Cremonese nuk po kalon një periudhë të mirë në Lega Pro, madje renditet shumë pranë zonës së ftohtë, megjithatë në radhët e kësaj skuadra bie lehtësisht në sy cilësia e djaloshit lushnjar, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 1 milionë euro. Drejtuesit bardhezinj kërkojnë të veprojnë me shpejtësi, por të mposhtur konkurrencën e klubeve të tjera, kryesisht të Palermos në Serinë A.

Gjatë këtij sezoni Rey Manaj është aktivizuar në 9 ndeshje dhe ka shënuar një gol me Cremonesen në kampionat, ndërsa në Kupën e Italisë ka luajtur në 3 takime.