1 mars 2015 –  Një banderolë përballë shtëpisë së tij me mbishkrimin:

"Ghirardi i vdekur" po ia bën jetën gjithnjë e më të vështire ish presidentit të Parmës, i cili nuk ndihet i sigurt për jetën e tij dhe të familjarëve. Tashmë klubi emilian po përjeton fundin, me tifozët që kërkojnë një fajtor, ndërsa ish numri një i klubit një justifikim. "Nuk e imagjinoja që do të përfundonte në këtë mënyrë, vuaj kurë e shoh Parmën të katandisur kështu. E vërteta është kjo: kisha shlyer të gjithë detyrimet por vendosa ta shes shoqërinë për shkak të mungesës së licencës nga UEFA. Më kontaktuan disa profesionistë të rëndësishëm në emër të Rezart Taçit, një biznesmen shqiptar, llogaria e të cilit shkonte mbi 1 miliard euro. Njihej në ambientin futbollistik për afrimitetin me Milanin dhe Real Madridin dhe për miqësoret me këto skuadra", ka thënë Tommaso Ghirardi. Kush ishin kushtet e shitjes së klubit? "10 milionë për mua, 19 milionë për pagat e lojtarëve dhe 78 milionë debitorëve", ka vijuar ish numri një i Parmës.Në përfundim cilat ishin termat e shitjes?

"Në praktikë mua nuk m'i dha 10 milionët e parashikuar, por takoi përfaqësues sindikatash dhe presidentë industrish, bëri premtime. Lëvizjet e tij të para më hutuan, pasi arriti të blinte Rodriguez, Varela, Nocerino dhe Lilën. I kërkoj falje tifozëve pasi mendoja se e kisha lënë klubin në duar të sigurta, por sot nuk do e bëja diçka të tillë. Ndihem i tradhtuar nga Taçi dhe për këtë arsye kërkoj dëmshpërblim për mosrespektimin e kontratës", ka thënë Ghirardi për "La Gazzetta dello Sport”.