1 mars 2015 – Karabinierët e qytezës së Erbukos (Erbusco) në Provincën e Breshias arrestuan një shqiptar 24 vjeçar për drogë. Ai kishte pasur precedentë të vegjël për shpërndarje droge. Kamionistit shqiptar iu kapën 3 kg kokainë e pastër, të ambalazhuara në 10 pako të vogla.
Droga u gjet e fshehur në dopio fondin e dyshemesë së kamionit. Kokaina e pastër, nëse do të përzihej për t'u bërë gati për shitje do të nxirrte rreth 10 000 doza. Pas arrestimit, kamionisti shqiptar u dërgua në Burgun e Breshias.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





