Teuta lufton deri në fund por nuk arrin të marrë pikë në Niko Dovana, fiton Skënderbeu 0-1
Teuta-Skënderbeu 0-1
Golat: Shkëmbi 45+3′ pen
Formacionet
Teuta: Rizvani, E.Hoxha, Brahja, Ahmataj, Kotobelli, Dita, Hodo, Hoxhallari, Nika, Çota, Peposhi; Trajner: Gentjan Begeja.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Arapi, Abazi, Nimaga, Shkëmbi, Lilaj, Progni, Berisha, Martins; Trajner: Mirel JosaRastet
04′ Goditje dënimi për Skënderbeun, gjuan Progni por topi përplaset në mur, korçarët pretendojnë për prekje të topit me dorë, por për arbitrin gjithçka ishte e rregullt
13′ Martins përplaset me Hodon në mesfushë dhe arbitri ndëshkon brazilianin me karton të verdhë
16′ Radas provon me një goditje dënimi por topi përfundon mbi traun e portës
34” Radas provon me kokë por topi kalon ngjitur me shtyllën
45+’Brahja prek një top me dorë në zonë dhe akordohet penallti
45+3′ Goditjen e merr përsipër Shkëmbi dhe shënon për të kaluar Skënderbeun në avantazh
58′ Largohet Abazi i dëmtuar, në lojë Jashanica
73′ Berisha pason për Latifin, ky i fundit godet por pret Rizvani
78′ Bruno Dita shpërdoron një rast mjaft të mirë pasi kordinohet keq dhe godet jashtë
86′ Stojkov gjuan por pret Rizvani
87′ Progni shpërdoron një mundësi mjaft të mirë
DURRËS, 1 mars 2015 – Skënderbeu përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes së Teutës në fund të pjesës së parë për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Niko Dovana, që e ngjisin formacionin e Mirel Josës në vendin e dytë. Edhe pse në inferioritet numerik për një pjesë loje, Teuta dha maksimumin në fushë për të shmangur humbjen, por e kishte të pamundur për ta carë mbrojtjen solide të Skënderbeut, që e administroi me shumë kujdes avantazhin në 45 minutat e dyta. Loja nis me nje ritëm mjaft të mirë për të dyja ekipet. Janë korçarët ata që japin shkëndijen e parë në minutën e 4-t. Goditje dënimi për Skënderbeun, gjuan Progni por topi përplaset në mur, korçarët pretendojnë për prekje të topit me dorë, por për arbitrin gjithçka ishte e rregullt. Në minutën e 13 është një rast për moviolë. Martins përplaset me Hodon në mesfushë dhe arbitri ndëshkon brazilianin me karton të verdhë pasi ky i fundit reagoi keq pas faullit. Është sërish Skënderbeu me topin në zotërim dhe që mundohet t’i afrohet golit. Në minutën e 16′ Radas provon me një goditje dënimi por topi përfundon mbi traun e portës. Në të 34-ten minutë, është sërish Radas që provon me kokë por topi kalon ngjitur me shtyllën. Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit vjen edhe moment i golit të avantazhit për korçarët. Në minutat shtesë, Shkëmbi harkon një top në zonë dhe Brahja prek topin me dorë. Arbitri nuk mendohet dy herë dhe sinjalizon për penallti duke nxjerrë edhe Brahjen me karton të kuq. Goditjen e merr përsipër Shkëmbi dhe shënon për të kaluar Skënderbeun në avantazh. Në shifrat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë. Fraksioni i dytë nis më i qetë. Durrsakët vuajnë disavantazhin numerik por përsëri nuk dorëzohen dhe trajneri hedh në fushën e lojës Koreshin dhe Bekim Kulin. Bruno Dita ka një mundësi të mirë në minutën e 78’ por shpërdoron duke goditur keq. Në fundin e ndeshjes korçarët humbasin disa mundësi të mira me Prognin dhe Stojkov për të vulosur takimin. Vetëm vërshëllima e fundit e Kreshnik Cjapit i nxorri nga gjendja e ankthit kampionët në fuqi, që përvcse morën fitoren thyen edhe tabunë "Niko Dovana", stadium ku nuk fitonin që nga viti 2012.





