DURRËS, 28 shkurt 2015 – Dita e fundit e muajit “xhuxh” shënoi në historinë e portit detar të Durrësit një ngjarje, teksa për herë të parë ankorohet / bregëzohet një transportues lëndësh të ngurta / dry bulk carrier, me tonazh gjithsej / deadweight prej 57 599 tonë.
Sipas AIS-it (Automatic Identification System – Sistemi i Indentifikimit Automatik), portaleve on-line të lundrimeve, dispeçerit të Autoritetit Portual Durrës, të shtunën, më 28 shkurt 2015, ora 9:45 paradite, në kalatën / molin nr. 11 të Terminalit Lindor u bregëzua anija “Jia Ning Shan”, e cila do të ngarkojë 30 mijë tonë klinker për eksport.
Info
Transportuesi “Jia Ning Shan” ka flamur të Republikës Popullore të Kinës, port regjistrimi Guangzhou, ndërtuar në kantierin detar të Shangait në vitin 2005, ka një tonazh gjithsej prej 57 599 tonë; gjatësi 199,9 metra dhe gjerësi 32.25 metra, zhytje 5,8 metra; shpejtësi maksimale prej 13,7 nyja (25.3 km /orë).
Kalata nr. 11 e Terminalit Lindor ka një gjatësi 160 metra dhe thellësi 11 metra.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





