DURRËS, 27 shkurt 2015 –  Miqtë, partnerët dhe dashamirësit e Klubit të Artit Sigal, pasditen e së enjtes më 26 shkurt kanë marrë pjesë në takimin e zhvilluar me rastin e themelimit të kompanisë së sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria.

"Festimi i këtij 16 vjetori, u shpreh drejtoresha e Sigal-it Dega Durrës znj. Mimoza Laku Mele, me të gjitha arritjet dhe sukseset e veta është falenderim dhe mirënjohje për ata që besojnë vazhdimisht tek ne".

Klubi i Artit Sigal i shërben qytetit si shtëpi e librit, sallë muzike apo galeri arti; aty vazhdimisht promovohen autorë, profesionistë dhe instrumentistë të talentuar shqiptarë e të huaj.