27 shkurt 2015 – Karabinierët e qytezës së Tolentinos në Rajonin e Markeve arrestuan Ilir Shabën, 43 vjeç të papunë, të martuar, me dy fëmijë. Ilir Shaba, ndonëse nën masën e sigurisë arrest shtëpie, vazhdonte zanatin e vet të shpërndarjes së kokainës. Ai, kur u arrestua nga karabinierët këtë të premte më 27 shkurt, u kap me 40 gramë kokaiën, një peshore elektronike precizioni dhe 500 euro të dyshuara si fryt i shitjes së drogës.
Iliri kishte disa precedentë të mëparshëm për kokainë. Kështu, në mars 2011, ai u arrestua me 120 gramë kokainë dhe 30 000 euro të fituara nga shpërndarja e drogës. Në janar 2013 u kap me 320 gramë kokainë dhe 325 euro. Kësaj radhe është e treta e vërteta.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





