DURRËS, 27 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të premten, më 27 shkurt 2015 filloi procedimi penal e po punohet për kapjen e vëllezërve Endrin, 24 vjeç dhe Arlind Hoxha, 28 vjeç, të dy banues në Durrës. Blutë sqarojnë se rreth të enjten, më 26 shkurt 2015, rreth orës 19.40, në lagjen nr. 11 Durrës, për motive të dobëta, dy të kërkuarit kanë goditur me mjete të forta e të mprehta, B. S., 50 vjeç dhe Z. S., 24 vjeç, banues në Sukth.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





