Për të jetuar gjatë është e nevojshme të ndiqni këshillat e të parëve, ose më mirë të evitoni çdo gjë që është e tepërt, duke futur këtu edhe ushqimin. Ja disa këshilla se cilat janë pijet që ju mbajnë të rinj dhe të shëndetshëm, po ju tregojmë ushqimet e këshillueshme për të transformuar dietën tuaj në një elixir jetëgjatësie!
26 shkurt 2015 – Fruta, perime dhe drithëra integrale
Fibrat ushqimore janë kryesore për të lejuar funksionimin perfekt të traktit intestinal, për të larguar toksinat nga ato që konsumojmë, për të ulur glicemine dhe kolesterolin. Kështu që është e rëndësishme që në një dietë të keni të përditshme të paktën 3 fruta, mundësisht të sezonit. Mos harroni dhe frutat e thata, të cilat janë të pasura me vajra si omega 6, siç janë për shembull arrat, bajamet, për t'u konsumuar në mëngjes, për të pasur në këtë mënyrë një energji të shëndetshme. Ekziston një dietë vërtet antikancer e bazuar në këto principe, që në fakt ka avantazhe të dukshme në shëndetin tonë dhe që të gjithë duhet të ndjekim me kujdes. Bathët janë një burim tjetër proteinash me origjinë vegjetale me vlerë biologjike të mrekullueshme, e cila mund të përdoret në vend të proteinave me origjinë shtazore.
Peshku
Peshku duhet të konsumohet të paktën 2 ose 3 herë në javë për t'i siguruar organizmit tonë kalcium, fosfor, vitamina dhe mbi të gjitha omega 3.
Edukimi ushqimor nis nga fëmijët
Për të arritur moshën madhore dhe më pas pleqërinë në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar nevojitet të filloni që në vegjëli, ja përse do të ishte mirë të ndiqni një edukim ushqimor që në fëmijëri për të mësuar bazat e ushqimit.





