DURRËS, 26 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë e qarkut të Durrësit njofton se të mërkurën, më 25 shkurt 2015, filloi procedimi penal në mungesë dhe po punohet për kapjen e 38-vjeçarit Bert Tikvina, banues në fshatin Koxhas të komunës së Xhafzotajt. Sipas bluve, në orën 23.30 më 25 shkurt 2015 ka bërë kallëzim shtetasja E. C., 44 vjeçe, po nga Koxhas. Ajo pretendon se se është sharë e kërcënuar me anë të telefonit nga Tikvina.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/