DURRËS, 26 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë e qarkut të Durrësit njofton se të mërkurën, më 25 shkurt 2015, filloi procedimi penal e po punohet për kapjen e  19 vjeçarit Enea Dino, banues në Shijak. Organet e ruajtjes së rendit sqarojnë se  rreth orës 13.00, gjatë kontrollit fizik nga punonjësit e policisë së Institutit të Ekzekutimit të Veprave Penale (burgu) në Durrës, u kap A. N., 14 vjeç, duke futur në këto mjedise 4.5 gram kanabis. Nga veprimet e hetimore të kryera rezulton se drogën të miturit ia kishte dhënë Enea Dino.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/