26 shkurt 2015 –  Nga burime italiane mësuam se Kryeministri Rama më 2 mars do kryejë një vizitë turistike në Itali. Ai i shoqëruar nga të zgjedhur lokalë të PS-së (sponsorë financiarë të vizitës) si edhe nga gazetarë shqiptaro-italianë do të vizitojë Italinë për qëllime turistiko-artistike.

Kryeministri Ram,a së bashku me VIP-a italianë të botës së artit dhe spektaklit do të vizitojë shtëpinë e këngëtarit të famshëm italian të së majtas Lucio Dalla.

Tashmë, sponsorët e Kryeministrit Rama kanë blerë biletën dhe prenotuar këtë vizitë pranë zyravve të “Bologna Welcome”, ku Fondacioni Lucio Dalla bën shitjen e biletave për këtë vizitë.

Kryeministri ynë është një nga 622 personat me fat, që do kenë mundësinë të vizitojnë shtëpinë e këngëtarit në Rrugën Azeglia Nr. 15. Ndër VIP-at e tjerë, që do vizitojnë shtëpinë bashkë me Ed Ramën do jenë edhe emra të tillë si Xhani Morandi, Katerina Kaseli, Ornela Vanoni, Samuele Bersani, Renxo Arbore, Anxhela Baraldi, Mario Laveci, Mimo Paladino, Katia Ricareli, Ron Veltroni, Federiko Xampalione, Vito Mankuzo, Ivano Dionixhi etj.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/