25 shkurt 2015 – Karabinierët e Kazertës (Caserta) afër Napolit duke zbatuar një urdhër të gjykatës arrestuan Genci Shtrezan, 31 vjeç. Ai akuzohet për tentativë gjobëvënieje në vitin 2012, si edhe për vjedhjen e të paktën tri vilave dhe fermave në zonat rurale të Kazal del Principles (Casal Del Principe).
Pasi vidhte makineri bujqësore të shtrenjta, ai u dërgonte fjalë pronarëve të makinerive, që nëse donin t’i merrnin mbrapsht ato, duhet të paguanin shuma prej mijëra eurosh, pra një formë tipike e zhvatjes (gjobëvënies). Gjykata duke zbatuar dekretin “Zbrazni burgjet” urdhëroi arrest shtëpie për Gencin, në vend të një mase sigurie siç është arresti me burg.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





