DURRËS, 25 shkurt 2015 –  Nga 5 deputetët blu të Durrësit vetëm ish-kryetari i degës së PD-së Igli Cara nuk është përfshirë në listën prej 33 “të plotfuqishmëve” të selisë qendrore në degët e 61 njësive të mëdha territoriale për përzgjedhjen e kandidaturave për kryebashkiakë në votimet e 21 qershorit 2015. 

Nga deputetët më të parapëlqyer të shefit të PD-së Lulzim Basha është Albana Vokshi, që do të punojë në kryeqytet. Në Krujë do të jetë deputeti i saj Gent Strazimiri. Mes myzeqarëve demokratë të Lushnjës do të shtrohet këmbëkryq Oerd Bylykbashi. Eduard Halimi do të mundohet t’u mbushë mendjen kavajasve për emrin më të përshtatshëm kundër së majtës. 

Nga ana tjetër, shkakton habi që SHQUP-i ka më shumë besim tek ish-deputeti shijakas Osman Metalla, i cili zgjedhjet dhe pushimet e verës do t’i bëjë në Sarandë sesa tek Igli Cara (mos, ndoshta, ka ndikuar fakti se ka qenë mik i të ndjerit Sokol Olldashi?).   

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/