25 shkurt 2015 –  "Ujku qimen e ndërron, por zakonin s'e harron". Luis Suarez i është rikthyer zanatit të vjetër. Sulmuesi uruguajan ka kafshuar mbrojtësin argjentinas Martin Demichelis në ndeshjen e mbrëmshme në Champions League Manchester City-Barcelona (1-2). Bomberi i Barcelonës është i famshëm për kafshimet ndaj kundërshtarëve. Së fundmi e ka bërë gjatë Kupës së Botës "Brazil 2014" kur kafshoi italianin Giorgio Chiellini, gjë për të cilën u dënua nga FIFA me 4 muaj pezullim. 

 

https://www.youtube.com/watch?v=0v42Ze1QQaU