25 shkurt 2015 – Gjatë mbrëmjeve të çmimeve Oscar, John Travolta ra në sy duke prekur me duar disa prej artisteve. Mes ‘viktimave’, ishte Scarlett Johansson dhe këngëtarja tjetër Idina Menzel, të cilave u preku fytyrën dhe mjekrën. Gjatë një interviste të dhënë në një televizion, Travolta pranoi që e kishte tepruar. Ai përfitoi nga rasti për të treguar të vërtetën e figurës së keqe që bërë vitin e kaluar me Idina Menzel, e cila u bë e famshme me këngën “Let It Go”.
“Në 2014, në momentin që ajo u ngjit në skenë, unë gabova emrin. Ajo është kaq e bukur, kaq seksi dhe karizmatike. Të gjitha këto më bënë që t’i harroja emrin dhe e thërrita Adele Dazeem”, tregoi Travolta. Por hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë, madje në këtë rast e ngrirë. Kështu që Idina një vit më vonë mori hak gjatë kohës që aktori bëri debutimin e tij.
“ Dua t’i uroj mirëseardhjen në skenë mikut tim të dashur, Glom Gazingo”, tha ajo, duke e bërë qëllimisht një gjë të tillë. Në këtë moment Travolta e prek tek mjekra dhe i tha, “E meritoj këtë gjë, bukuroshja ime , e talentuara dhe e keqja Idina Menzel”, tregoi aktori për incidentet me këngëtaren.





