25 shkurt 2015 – Lajme të këqija për të gjithë fansat e filmit “50 Hijet e Greit”. Aktori Jamie Dornan, i cili luan rolin e Christian Grey -t, nuk do të jetë më pjesë e kastit për dy filmat e radhës.
Lajmi bëhet i ditur nga revista australiane NW, sipas së cilës 32 – vjeçari Dornan ka hequr dorë nga roli për shkak se bashkëshortja e tij Amelia Warner, nuk ndihet aspak mirë me skenat e seksit që bashkëshorti i saj duhet të realizojë në film.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e Dornan, megjithatë, në një intervistë për Evening Standard, aktori ishte shprehur se bashkëshortja e tij nuk e ka parë filmin dhe nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Lajmi për largimin e aktorit nga kasti i “50 Hijet e Greit” ka shkaktuar një reagim të fortë në rrjete sociale, ku fansat kanë shprehur hapur zhgënjimin e tyre për këtë vendim të aktorit.





