24 shkurt 2015 –  Aktorja turke Ceyda Duvenci, e njohur si Elif në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara” të transmetuar në Tv Klan, në jetën reale është nënë e një vajze, ndryshe nga roli i saj në film si nënë e katër fëmijëve.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo thekson se raporti i saj me vajzën është shumë i ngushtë dhe përpiqet që të jetë gjithmonë pranë saj.

Ajo thekson se pavarësisht faktit se nuk e lë pas dore karrierën, prioritet për aktoren 37 – vjeçare mbetet vajza e saj, Melisa.

Aktorja modestisht thekson se është një nënë mjaft e përkushtuar edhe në jetën reale, ndaj i kanë dhënë rolin e “Elif” në serial.