DURRËS, 24 shkurt 2015 – Bazuar në inspektimet e muajve dhjetor 2014-janar 2015 nga Inspektorati Qendror Teknik janë gjobitur në total 42 subjekte, të cilat tregtojnë lëndë hidrokarbure.
Përkatësisht 21 subjekte kanë marrë sanksione për mungesë dokumentacioni (nga të cilat në qarkun e Durrësit dy subjekte: “Kuarta” shpk Durrës-Tiranë km 4, Xhafzotaj, me 150 000 lekë dhe “Sun Petroleum Albania Trading”, sha, Borakë, me 700 000 lekë) dhe 21 për cilësinë e karburanteve (“Meshkurti” shpk Sukth, përmbajtja e squfurit 19.9 me 1 500 000 lekë dhe sërish “Sun Petroleum Albania shpk Trading”, sha Kënetë, Spitallë, nr. i cetanit 46 edhe me 1 500 000 lekë).
Për subjektet e penalizuara shih: http://iqt.gov.al/al/wp-content/uploads/2015/02/TABELA-E-SANKSIONEVE-PER-DING-IQT-JANAR.pdf
ANALIZË
Tërheq vëmendjen fakti se në totalin prej 42 gjobash, 6 prej tyre i takojnë një subjekti: “Sun Petroleum Albania Trading” sha, 4 të vendosura në distributorët e Tiranës dhe 2 në ato të Durrësit, me një total gjobash që arrijnë në 8, 9 milionë lekë.
Por kjo është ana e jashtme. Bëhet fjalë për një shoqëri, pjesë e markës ndërkombëtare “Gulf Oil International”, shpërndarësi zyrtar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. “Sun Petroleum Albania GroupTrading” sha ka një marrëveshje shpërndarjeje 15-vjeçare me “Gulf Oil International” dhe ka në plan të zgjerojë aktivitetin e shitjes në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke hapur dhe drejtuar deri në 200 stacione furnizimi për një afat dyvjeçar.
Më e bujshmja është se “Sun Petroleum Albania Trading” sha ka “ngrënë” 4 gjoba me vlerë gjithsej 7,5 milionë lekë, për… cilësi të dobët karburantesh (përqindje squfuri 25,5, 20, 21 dhe nr. cetani 46), kurse në dy raste ka marrë gjithsej 1,4 milionë lekë për mungesë dokumentacioni.
Info
Përurimi
Më 23 qershor 2014 kompania “Sun Petroleum Albania Trading” sha, partnerë biznesi, zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues të komunitetit festuan përurimin e veprimtarisë së “Gulf Albania” në tregun shqiptar të hidrokarbureve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori i përgjithshëm i “Gulf Albania”, Guram Gogeshvili; Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, si edhe Kelvin Aldus, përfaqësues i lartë i “Gulf Oil International”. “Sun Petroleum Albania Trading” sha, pjesë e markës ndërkombëtare “Gulf Oil International”, është shpërndarësi zyrtar i “Gulf Oil International” në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. “Sun Petroleum Albania Trading” sha ka një marrëveshje shpërndarjeje 15-vjeçare me “Gulf Oil International” dhe ka në plan që ta zgjerojë aktivitetin e shitjes në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke hapur dhe drejtuar deri në 200 stacione furnizimi për një afat dyvjeçar (Burimi: mediet e kohës).
Zyrtare
Numri unik i identifikimit të subjektit (NUIS) L32201017A. Data e Regjistrimit: 01/10/2013. Emri i Subjektit: “Sun Petroleum Albania Trading”, Shoqëri Aksionare. Data e themelimit: 10/09/2013. Zyra qendrore e shoqërisë në Shqipëri Tiranë Rruga “Lord Bajron”, nr. 15/2. Në Durrës: Xhafzotaj, Borakë, autostrada Tiranë-Durrës, km 20. depozitë karburanti në zonën kadastrale 1242, nr i pasurisë 3973; Katundi i Ri fshati Rinia, Parku Energjetik Porto Romano.
Objekti i aktivitetit: Nxjerrje, shfrytëzim, përpunim, import, eksport dhe tregtim benzinë, naftë, gaz, LPG (gaz i lëngshëm) CNG (gaz natyral i kompresuar), bitum, lubrifikantë si edhe të gjithë produktet e tjera të lidhura dhe nën-produktet e tyre dhe të gjitha aktivitetet e lidhura apo sekondare të aktiviteteve të lartpërmendura. (a) kryejë çdo aktivitet me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si edhe aktivitete tregtare, financiare, qira apo hipotekore të cilat mund të konsiderohen të dobishme apo të nevojshme për përmbushjen e objektit të Shoqërisë; (b) blejë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, interesa në shoqëri të tjera qme “Gulf Oil International” dhe ka në plan që ta zgjerojë aktivitetin e shitjes në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke hapur dhe drejtuar deri në 200 stacione furnizimi për një afat dyvjeçar (Burimi: mediet e kohës).
Zyrtare
Numri unik i identifikimit të subjektit (NUIS) L32201017A. Data e Regjistrimit: 01/10/2013. Emri i Subjektit: “Sun Petroleum Albania Trading”, Shoqëri Aksionare. Data e themelimit: 10/09/2013. Zyra qendrore e shoqërisë në Shqipëri Tiranë Rruga “Lord Bajron”, nr. 15/2. Në Durrës: Xhafzotaj, Borakë, autostrada Tiranë-Durrës, km 20. depozitë karburanti në zonën kadastrale 1242, nr i pasurisë 3973; Katundi i Ri fshati Rinia, Parku Energjetik Porto Romano.
Objekti i aktivitetit: Nxjerrje, shfrytëzim, përpunim, import, eksport dhe tregtim benzinë, naftë, gaz, LPG (gaz i lëngshëm) CNG (gaz natyral i kompresuar), bitum, lubrifikantë si edhe të gjithë produktet e tjera të lidhura dhe nën-produktet e tyre dhe të gjitha aktivitetet e lidhura apo sekondare të aktiviteteve të lartpërmendura. (a) kryejë çdo aktivitet me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si edhe aktivitete tregtare, financiare, qira apo hipotekore të cilat mund të konsiderohen të dobishme apo të nevojshme për përmbushjen e objektit të Shoqërisë; (b) blejë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, interesa në shoqëri të tjera që kanë objekt të ngjashëm me atë të Shoqërisë, në Shqipëri apo jashtë saj; dhe (c) kryejë çdo aktivitet tjetër që mund të konsiderohet i dobishëm apo i nevojshëm për përmbushjen e objektit të Shoqërisë. Gjithashtu, Shoqëria mund të kryejë çdo aktivitet tjetër, i cili nuk ndalohet nga ligji i zbatueshëm. Administrator: Guram Gogeshvili, për periudhën 10/9/2013 – 31/3/2015 (burimi: QKR).
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





