24 shkurt 2015 –  Kanë filluar netët finale të spektalit muzikor "X Factor" në Tv Klan. Por më shumë pjesëmarrësit në garë, në rrjetet sociale po bën bujë prania e Bleona Qerretit në jurinë e edicionit të sivjetëm.

Hyrja në sallë e Bleona Qerretit është pritur me duartrokitje dhe ovacione, ndërsa ka rënë në sy fustani i tejhapur në pjesën e përparme, gjë që është komentuar në Facebook si fillim i një "parade" me veshje të çuditshme të Bleonës, këtë herë në Shqipëri.

Përveç Bleona Qerretit, në juri marrin pjesë edhe Miriam Cani, Alban Skënderi dhe Pandi Laço.