DURRËS, 24 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës njofton se të hënën më 23 shkurt 2015, në orën 16:00 dhe 16:30, arrestoi në flagrancë dy banorë të Durrësit. Sipas policisë, rreth orës 10.30 paradite, 38-vjeçari Altin Cuka dhe 49-vjeçari Artur Llazari u kapën në banesat e tyre me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/