DURRËS, 24 shkurt 2015 – Sipas statistikave zyrtare, në muajin janar 2015 vdekshmëria foshnjore në spitalin rajonal Durrës ishte 0.56 për mijë nga 1.28 për mijë në janar 2014. Shifra ka pësuar ulje të ndjeshme. Qendra e Shëndetit të Gruas është një investim në këtë drejtim. Aty çdo grua shtatzënë merr asistencën e duhur mjekësore, ekzaminimet e nevojshme imazherike dhe ndihmën e parë për çdo problem.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





