DURRËS, 23 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të dielën, më 22 shkurt 2015, gjatë natës, kanë ndodhur dy vjedhje: e para ndodhi në lagjen nr. 14/1 (ish-Kënetë) Durrës, në banesën e 60-vjeçarit L. O., ku persona të paidentifikuar, pasi kanë hapur me forcë dritaren, kanë marrë 1 kompjuter, 1 pompë uji, 1 varëse floriri, 2 unaza, 2 palë vathë dhe 450 metra linear tel elektriku; e dyta ndodhi te 4 Rrugët e Shijakut, në dyqanin e mishit të 56-vjeçarit Y. H., banues Xhafzotaj, ku i kanë marrë 300 mijë lekë. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/