DURRËS, 23 shkurt 2015 –  10-fishohen analizat e skanerit në spitalin publik të Durrësit: vetëm në muajin janar 2015 janë kryer 548 ekzaminime 54 në janar të vitit 2014, njoftuan burime zyrtare. Dhe kjo për shkak se spitali trashëgoi një historik aparaturash që në më të shumtën e rasteve qëndronin të prishura. Pacientët detyroheshin të shkonin në Tiranë për të kryer këtë ekzaminim, duke shpenzuar paratë dhe kohën e tyre.

Vështirësi kishte edhe stafi mjekësor, që duhet të trajtonte të sëmurët pa ekzaminimet imazherike. Tashmë banorët e Durrësit mbyllin ciklin e analizave, vizitave dhe kurimit në spitalin rajonal.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/