23 shkurt 2015 – Një djalë 24-vjeçar nga Rumania ka vendosur që të shesë virgjërinë e tij për të zgjidhur problemet ekonomike. Sorin Georgian Salinievici ka vendosur një çmim të lartë për "herën e tij të parë", plotë 2000 euro, duke shtuar se do të pranojë oferta vetëm nga dikush që ka pamje të pranueshme.
“Kam lexuar për femra që shesin virgjërinë dhe mendova se nëse ato e bëjnë këtë, mund ta bëj edhe unë. Gruaja që do e blejë virgjërinë time duhet të ketë pamje të pranueshme. Nuk po them të jetë shumë e bukur, por të jetë normale dhe të jetë njeri i mirë”, thotë Sorini, i cili ka lënë universitetin pasi nuk i përballonte dot tarifat.
Ndërsa një nga shokët e tij shprehet: “Ka pasur të dashura, por kurrë nuk ka gjetur vajzën e duhur me të cilën të ketë marrëdhënie seksuale”.





