23 shkurt 2015 – Një prift katolik nga Massachusetts ka provuar vdekjen për 48 minuta, para se mjekët të arrinin të vinin në funksion sërish zemrën e tij për ta risjellë në jetë.
Vdekja e tij ishte shokuese dhe rrënoi çdo pretendim të Kishës Katolike, për shkak të deklaratës së priftit se në vizitën e tij në botën e përtejme kishte takuar “Zotin” dhe, sipas tij, Ai ishte një femër. Prifti 71-vjeçar, John Micheal O’Neal, ka theksuar se Perëndia qëndronte në Parajsë si një figurë e ngrohtë mëmësore.
“Prania e saj ishte aq e këndshme dhe inkurajuese, kishte zë të butë dhe qetësues”, ka deklaruar prift. Ndërkohë, deklaratat e tij janë konsideruar absurde nga katolikët e devotshëm.





