23 shkurt 2015 –  Oscar është eventi më i madh i showbiz – it, ndaj të gjithë i përkushtohen veshjes për të rënë në sy. Pavarësisht faktit se ata mundohen për më të mirën dhe kanë stilistët më të mirë, jo gjithmonë ja arrijnë qëllimit për të pasur look – un më perfekt në tapetin e kuq.

Duke nisur nga Lady Gaga, e cila është veshur nga Azzedine Alaia, i cili nuk ka stiluar kurrë më parë për Oscar, deri tek stilistja Solange Knowles, e cila ka stiluar shpesh për Oscar, kemi një listë të Vip – ave që janë cilësuar nga kritika dhe mediat e huaja si të veshur më keq. Pjesë e kësaj liste janë dhe këngëtarja Rita Ora dhe modelja Irina Shayk, të cilat kanë zgjedhur fustane transparente për prezantimin në tapetin e kuq.