23 shkurt 2015 – Derbi i Athinës degjeneroi në dhunë, për shkak të tifozëve të Panathinaikosit që tentuan të sulmojnë lojtarët e Olimpiacosit duke shkaktuar plot dy ndërprerje gjatë sfidës. Në përballjen më të nxehtë të kampionatit grek, që ishte gjithashtu dhe një sfidë për kreun gjithcka mori tatëpjetën në minutën e 78-tën, kur sendet e hedhura nga tifozët vendas goditën Dominguez të Olympiacos.
Gjyqtari ndërpreu për disa minuta lojën, por në fund të takimit mbi lojtarët e Olimpiacosit u hodh gjithçka nga tribunat, aq sa disa prej tyre, u goditën dhe me sende të forta, mes të cilëve dhe Pajtim Kasami. Pavarësisht se forcat e rendit i shoqëruan lojtarët drejt dhomave të zhveshjes situata nuk u qetësua. Sa i përket sfidës, ajo u mbyll me fitoren e Panathinaikosit me rezultatin 2-1, pas një autogoli të Masukut dhe një finalizimi të Petricit, ndërsa golin e vetëm për ekipin nga Pireu e shënoi Dominguez në të 97-tën. Me këtë fitore Panathinaikos u afrua 3 pikë me Olympiacos në krye, që mban aktualisht dhe vendin e parë në renditje.





