DURRËS, 23 shkurt 2015 –  Qyteti i Durrësit është tronditur nga të shtënat e armëve.

Në godinën e "Aluiznit" janë dëgjuar të shtëna, prej të cilave ka mbetur dhe një person i plagosur. Ai është shoqëruar menjëherë në spital, por identiteti i tij mbetet ende i panjohur. Është vërtet shqetësuese që kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në zemër të qytetit, në udhëkryqin e institucioneve; Aluizni, Prefektura, Këshilli i Qarkut dhe godina e Partisë Socialiste.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/