DURRËS, 22 shkurt 2015 – Ishte data 22 shkurt 1862, kur një jaht mbretëror hyri në Portin e Durrësit. Nga aty zbriti Princi i Uellsit, mbreti i ardhshëm i Anglisë Eduard VII.
Jahti mbretëror britanik “Osborne” u nis nga Venecia më 19 shkurt 1862 dhe lundroi për në jug, përgjatë bregdetit dalmat. Janë bërë një numër ndalesash në mënyrë që Princi të vizitonte vende interesante: Splitin dhe Dubrovnikun në Kroaci, Kotorin në Malin e Zi dhe Durrësin në Shqipëri.
Fotografi i princit, Frensis (Francis) Bedford (1815-1894), na ka lënë tri foto të realizuara më 22 shkurt 1862.
E para quhet “Shqiptarë në Durrës”. Ata shoqëruan shpurën mbretërore në breg. Mbanin armë të gjata sikurse shihet në fotografi.
Fotoja e dytë ka diciturën “Pamje rruge në Durrës”. Kjo mund të jetë Xhamia Fatih, Durrës, që daton në 1503 para se të ndërmerrej ndonjë restaurim i madh.
Fotoja e tretë ka diciturën: “Bartësit e ujit në Durrës”.
Info /Princi i Uellsit: Mbreti i ardhshëm Edward VII (1841-1910)
Princi Albert Edward ishte fëmija i dytë dhe djali i madh i Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert. Një vit pas lindjes, më 1842, u quajt 'Princi i Uellsit', titull me të cilin njihej deri kur hipi në fron si Mbreti Edward VII, më 22 janar 1901, pas vdekjes së mbretëreshës Viktoria.
Si trashëgimtar i fronit, Princi i Uellsit, me qëllim që të merrte një kulturë të gjerë, u dërgua në një tur katërmujor në vitin 1862. Turi u planifikua nga prindërit e tij para vdekjes së princit Albert në dhjetor 1861. Ai shoqërohej nga një grup i vogël shokësh, përfshi fotografin Frensis (Francis) Bedford. Princi i tha mirupafshim nënës në Kështjellën e Unindsorit (Windsor), më 6 shkurt 1862. Shpura mbretërore u kthye në Unindsor në 14 qershor.
/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





