22 shkurt 2015 – Mercedes prezanton modelin më të ri AMG E63 do të mund të ofrohet ekskluzivisht me sistemin për lëvizje me të gjitha rrotat. Ky model do të jetë i pajisur me motorin 4.0-litërsh Twin-Turbo V8. Tani për tani nuk dihet fuqia e motorit, por Moers ka thënë se ky motor ofron mjaft hapësirë për më shumë fuqi sesa siç është rasti tek modeli C63.
Të kujtojmë se ky motor është me kapacitet prej 476 kuaj fuqi në versionin C63 ndërsa versioni C63 S është me kapacitet prej 510 kuaj fuqi. Ndërkohë akoma nuk dihet se kur ky model do të dalë në treg.





