22 shkurt 2015 –  Motrat Kardashian janë përfshirë në një aksident rrugor, pasi ishin nisur në një udhëtim për të kaluar një fundjavë me ski afër malit të Bozeman, por duke qenë se rruga ka patur ngrica ka bërë që makina e tyre të humbë kontrollin. Kim është trembur shumë përgjatë këtij aksidenti, pasi në makinë ndodhej dhe vogëlushja North West, të cilën janë munduar të mos e lënë të shikojë nga dritarja, për të shmangur ankthin që mund të përjetonte.

Bora dhe ngrica kanë bërë që motrat Kardashian të përfshihen në aksident, por fatmirësisht forcat policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke raportuar se gjithçka është në rregull. Në përfundim të kësaj ngjarje, Kim Kardashian dhe motra e saj Khloe Kardashian janë ndjerë super me fat këtë fundjavë. Lidhur më këtë Kim në llogarinë Instagram, ka falenderuar Zotin.