22 shkurt 2015 – Alonso është koshient dhe flet normalisht. Kjo konfirmohet agjenti i pilotit Luis Garcia Abad, mjeku dhe zëdhënësi i FIA-s, Matteo Bonciani si dhe drejtuesit e cirkuitit të Montmelo në Barcelonë. Gjithçka pas aksidentit, ku u përfshi 2 herë kampioni i botës, në ditën e fundit të testimeve në atdheun e tij.
Makina doli jashtë kontrollit mes kthesës së 3-të dhe të 4-rt për një distancë të gjatë eci ngjitur me paretin e brendshëm të murit mbrojtës.
Në momentin qe ndaloi, piloti liroi vetë rripat e sigurisë dhe tentoi të dilte me forcat e tij nga makina. Testimet u ndërprenë dhe ambulanca shoqëroi pilotin e McLaren në qendrën shëndetësore të pistës.
Pas kontrolleve të para aty sipas protokollit të sigurisë, një vizite të detajuar në spitalin e qytetit, ku Fernando Alonso u dërgua me helikopterin e ndërhyrjes së shpejtë.Vetëm pas kontrollit të dytë erdhën konfirmimet se spanjolli është në gjendje të mirë dhe bisedon normalisht me mjekët. Agjenti Abad i falenderoi të gjithë nëpërmjet Twitter-it për interesimin.
Megjithatë mbetet enigma e pse-së së incidentit. Nëse kishte një problem teknik në makinë, e cila pas episodit është e dëmtuar në krahun e djathtë, apo një shqetësim fizik i pilotit pas kthesës së 3-të.





