DURRËS, 22 shkurt 2015 – Teuta ka humbur ndaj Partizanit në një ndeshje luftarake ku Teuta me pak kujdes mund të kishte arritur barazimin por nuk ka mundur.
Ndeshja nis me të kuqtë më agresive. Skuadra e Duros fillon të sulmojë mënjëherë Teutën dhe ka disa mundësi të mira që në minutat e para. Në minutën e 4′ Krasniqi godet me kokë, por pret Rizvani. 3 minuta më vonë është Rrrahmani që gjithashtu tenton pas një goditje me kokë por topi përfundon jashtë.
Në minutën e 11′ do të zhbllokohej dhe sfida. Fazliu shënon pasi merr një pasim perfekt nga Vila. Sulmuesi kordinohet mjaft mirë dhe i jep avantazhin të kuqve. Në minutën e 17′ është sërish Fazliu protagonist. Futbollisti pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës dhe ka penallti për Partizanin. Goditjen e merr përsipër Mazrekaj që nuk gabon dhe dyshishon shifrat duke i dhënë qetësine ekipit të Duros.
Teuta përpiqet të reagojë dhe në minutën e 39′ fiton një penallti. Nika merr për përsipër goditjen dhe nuk gabon dhe ngushton diferencat. Në fundin e pjesës së parë Vila ka një tjetër mundësi pasi gjuan me kokë por pret Rizvani. Në shifrat 2-1 u mbyllën 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis me Teutën më aggressive.
Në minutën e 51′ Ahmataj ka një mundësi por shpërdoron duke goditur keq. Përgjigjet Partizani në minutën e 56′ me Mazrekajn që kroson rrezikshëm por topi largohet nga Rizvani. Minutat e mbetura të ndeshjes kalojnë me Teutën përpara në kërkim të golit të barazimit por Partizani mbrohet mjaft mirë duke mos pësuar gol. Arbitri sinjalizon përfundimin e takimit dhe të kuqtë rikthehet te fitorja
. Skuadra e Duros hyn sërish në garën për titull pasi ngjitet në kuotën e 44 pikëve, ndërkohë që Teuta vazhdon të mbetet 19 pikë.
Partizani-Teuta 2-1
Golat: Fazliu 11′ Mazrekaj 18′ Nika 40′ pen
Formacionet:
Partizani: Hoxha, Cuculi, Vrapi, Rrahmani, Fejzullahu, Vila, Trashi, Mazrekaj, Fazliu, Nexhipi, Raçiç; Trajner: Shpëtim Duro
Teuta: Rizvani, Stafa, Premci, Brahja, Kotobelli, Dita, Ahmataj, Deliallisi, Nila, Kuli, Çota; Trajner: Gentian Begeja.
Minutat:
04′ Krasniqi godet me kokë por pret Rizvani
07′ Rrrahmani gjithashtu tenton pas një goditje me kokë por topi përfundon jashtë
11′ Fazliu shënon pasi merr një pasim perfekt nga Vila
17′ Fazliu pengohet në mënyrë të parregullt dhe ka penallti
18′ Goditjen e merr përsipër Mazrekaj që nuk gabon dhe dyshishon shifrat
39′ Teuta fiton një penallti
40′ Nika merr për përsipër goditjen dhe nuk gabon
45′ Vila gjuan me kokë, por pret Rizvani
51′ Ahmataj ka një mundësi, por shpërdoron
56′ Mazrekaj kroson rrezikshëm, por topi largohet nga Rizvani
89′ Cuculi provon, por topi largohet nga mbrojtësat





