- Pas divorcit femrat kanë nevojë që ndjenjat e tyre më të thella t’i ndajnë me miqtë dhe kështu “çlirojnë shpirtin” nga dhembja e cila i mundon, ndërsa meshkujt refuzojnë që të përballen me ndjenjat.
22 shkurt 2015 – Femrat kanë nevojë për dashuri, ndërkaq meshkujt rrallë e hapin zemrën e tyre. Ata flasin me vështirësi për ndjenjat, dhe me të njëjtën vështirësi përballojnë divorcin, thonë psikologët. Teksa gjinia e bukur e kupton më shpejt kur merr fund lidhja, meshkujve u nevojitet diç më shumë kohë.
Pas divorcit, femrat kanë nevojë që ndjenjat e tyre më të thella t’i ndajnë me miqtë dhe me familjen. Ato brenda vetes nuk e grumbullojnë hidhërimin, ndërkaq dhembja kalon, ndaj ato mund të marrin më shpejt veten.
Ndërkaq, meshkujt nuk i ndajnë emocionet e tyre me të tjerët. Ata më së shpeshti i ndrydhin në vete dhe shtiren sikur çdo gjë është në rregull, thekson Tracey Cocks, terapeute seksuale.
Meshkujt e ngarkojnë veten me punë të shumta, në mënyrë që të mos kenë kohë të mendojnë për ish-partneren, kërkojnë ngushëllim në alkool apo tek femrat e tjera. Ata do të bëjnë çmos që të mos përballen me divorcin dhe me dhembjet që shoqërojnë përfundimin e lidhjes.
Shfaqjen e ndjenjave, ata më së shpeshti e konsiderojnë si shenjë dobësie dhe patetizmi, dhe frikësohen që të mos duken të dobët para miqve të tyre.
Femrat, pas divorcit shpesh ndryshojnë pamjen e tyre, frizurën apo stilin e veshjes dhe në këtë mënyrë shfaqin fillimin e jetës së re. Ndërkaq, meshkujt vuajnë në heshtje, gjë që aq shumë shfaqet në dukjen e tyre. Lodhja, rraskapitja dhe net pa gjumë lënë gjurmë të dukshme, thotë Cocks. 





