22 shkurt 2015 – Fotoja që shihni është nga libri në suedisht i vitit 1949, i titulluar “Libri i njohurive”.
Në të është botuar një foto e një femre të bukur shqiptare, ndërsa një legjendë thuhet se shqiptarët janë pasardhësit e arianëve të lashtë.
Aty shpjegohet se si shqiptarët ndahen në dy grupe: shqiptarët me sy të kaltër dhe biondë që janë gegë të veriut e që banojnë në kodrina, për dallim nga toskët në jug që kanë flokë të zeza.
Në legjendën e fotografisë thuhet po ashtu, se mes toskëve e gegëve ka antipati! Po ju, çka mendoni për këtë!?





